Ramush Haradinaj këshillon Albin Kurtin si të arrijë marrëveshje me LDK-në

Aktuale

Ramush Haradinaj këshillon Albin Kurtin si të arrijë marrëveshje me LDK-në

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:04
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të çuditshëm qëndrimin e Albin Kurtit, mandatarit për krijimin e qeverisë.

“Situata pas zgjedhjeve ka qenë e qartë dhe e lehtë për të krijuar qeverinë. E qartë sepse të gjitha partite politike e kanë pranuar rezultatin zgjedhor. Pra zgjedhje të pranume. Imagjinoni krahasimin Kosovë-Shqipëri. Menjëherë e kemi pranu rezultatin. Tek ne sistemi është parlamentar dhe ai që ka një vote më shumë merr përgjegjësinë të krijojë qeverinë. Në këtë rast përgjegjësia I ka taku Albin Kurtit, Vetëvendosjes”.

“Unë kam pasur qëndrim të qartë ndaj zotrit Kurti dhe Vetëvendosjes se, është mashtrim ajo që i është ofruar qytetarëve, do dale zhgënjim. Edhe e kam thënë që ditën e pare, por përkundër kësaj i kam thënë, i uroj sukses. Tani jam i habitur që zoti Kurti nuk e ka gjetur formulën për të krijuar qeverinë”, tha Haradinaj.

Kur është pyetur nëse LDK po kërkon shumë, Haradinaj ka thënë se Kurti nuk duhet të mërzitet për një ministri nëse e merr më shumë ose ma pak.

“Në sistemin tonë, kryetari I qeverisë ka pushtet të madh. Kurti nuk duhet të mërzitet një minister më shumë ose pak se ai është kryeministër i atyre ministrave. Kurti ka pasur qëndrim të çuditshëm për një mandatar. Ai ka qëllim të çojë vendin në zgjedhje. Ai e ka mundësinë me kriju qeverinë e vendit”, deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është më mirë të kemi një qeveri të atyre që kanë fituar zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat