Selmanaj: Asnjë proces i rëndësishëm i konsolidimit të Kosovës s’mund të bëhet pa dakordim me aleatët

Aktuale

Selmanaj: Asnjë proces i rëndësishëm i konsolidimit të Kosovës s’mund të bëhet pa dakordim me aleatët

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:35
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka qasje jo të duhur në të gjitha proceset politike për Kosovën, sidomos procesin e dialogut.

Selmanaj ka theksuar se asnjë proces i rëndësishëm i konsolidimit të shtetit të Kosovës nuk mund të bëhet pa një dakordim, pa një bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe tash në fund të mandatit pothuajse kjo qeveri po e kupton që relacionet me SHBA-të sidomos edhe me vendet tjera mike janë jetike për Kosovën.

“Kjo është rezultat i sjelljeve të pa përgjegjshme të Kosovës ose të them kurthimi që Kurti i ka bërë Kosovës në qasjen jo të duhur në të gjitha proceset politike për Kosovën, sidomos procesin e dialogut. Ne kemi thënë vazhdimisht asnjë proces i  rëndësishëm i konsolidimit të shtetit të Kosovës nuk mund të bëhet pa një dakordim, pa një bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe tash në fund të mandatit pothuajse kjo qeveri po e kupton që relacionet me SHBA-të sidomos edhe me vendet tjera mike janë jetike për Kosovën”.

“Nuk mund të ecim asnjë hap tutje as njohje të reja, asnjë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare pa një koordinim të ngushtë me ta. Prandaj mendoj që është një shans i humbur për Kosovën më shumë keq për Kosovën normalisht sepse në vend që ne të ecim dhe të forcojmë subjektivitetin tonë ne akoma hyjmë në labirinthe me shumë të panjohura që fatkeqësisht po them, që i kemi dhuratë nga ky kryeministër, sjelljet e tij, që nga dita e parë në raport me shtetin e Kosovës në raport me konsolidimin e shtetit të Kosovës, në raport me forcimin  e shtetit të Kosovës ka pas qasje të gabuara”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat