Hamasi përshëndet vendimin e Turqisë për t’iu bashkuar padisë për gjenocid kundër Izraelit në GJND

Azia

Hamasi përshëndet vendimin e Turqisë për t’iu bashkuar padisë për gjenocid kundër Izraelit në GJND

Më: 4 maj 2024 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

Hamasi deklaroi se vendimi i Turqisë për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për popullin e Palestinës. Në një deklaratë nga Hamasi, paraqiten vendimet e Turqisë për të ndërprerë tregtinë me Izraelin dhe për t’u përfshirë në çështjen e gjenocidit që Afrika e Jugut ka ngritur kundër Izraelit në GJND.

Në deklaratë theksohet se vendimet që Turqia ka marrë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për “popullin e Palestinës i cili përballet me një gjenocid të tmerrshëm”.

Minsitria turke e Tregtisë ka njoftuar se masat e marra në nivel shtetëror kanë kaluar në fazën e dytë dhe se janë ndërprerë veprimet e eksportit dhe importit me Izraelin, përfshirë të gjitha produktet. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan më 1 maj njoftoi vendimin e Turqisë për t’u përfshirë në çështjen e ngritur për gjenocid në GJND kundër Izraelit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.622 palestinezë janë vrarë ndërsa 77.867 të tjerë janë plagosur. Ndërsa raportohet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat