Fitore ëndrrash në “Camp Nou”, Pirlo shpalos mënyrën me të cilën e mposhti Barcelonën

Futboll

Fitore ëndrrash në “Camp Nou”, Pirlo shpalos mënyrën me të cilën e mposhti Barcelonën

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 00:12
Andrea Pirlo

Padyshim se katër ditët e fundit ishin kënaqësi në vete për teknikun e Juventusit, Andrea Pirlo.

Ish-futbollisti i bianconerëve shënoi dy fitore të mëdha, atë në derbin e fundjavës përballë Torinos dhe atë të sotmin kundër Barçës, me çka siguroi kalimin tutje si vend i parë.

Pas ndeshjes, Pirlo nuk do mend se ishte i lumtur, teksa tha se plani teknik i përgatitur enkas për këtë sfidë, funksionoi si është më së miri.

“E rëndësishme ishte që ta vazhdonim rrugën që e nisëm në derbin lokal, pra me të njëjtin koncentrim dhe mentalitet. Ne u përgatitëm për t’i mposhtur ata në mesfushë, me çka edhe ia dolën. Në atë pozitë ne vendosëm tre lojtarë, kundrejtë dy të kundërshtarëve, teksa McKennie, që shquhet për ofansiv të theksuar, kompletoi pritshmëritë.

Plani në aspektin taktik funksionoi për mrekulli, derisa konkretizimi i rasteve që na u ofrua ishte një tjetër pikë e fortë e skuadrës”, deklaroi ndër të tjera italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat