Talenti shqiptar ftohet në kampin e Barcelonës 

Futboll

Talenti shqiptar ftohet në kampin e Barcelonës 

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:51
Doar Ibrahimi

Barcelona është ëndrra e shumë fëmijëve që ushtrojnë futboll në të gjithë botën. 

Gjiganti katalunas është një makinë e vërtetë për yjet e futbollit të ardhshëm, ka një numër të madh ekspertësh që punojnë me kategoritë e reja, por edhe skautët e shumtë që kërkojnë futbollistë të talentuar. 

Disa që futen në radar, mund të kenë një rast për të qenë pjesë e kampit të Barcelonës.

“Njëri prej tyre është dhjetëvjeçari Doar Ibrahimi, i cili është pjesë e Akademisë Dardanet nga Tetova. Ky djalë ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kampit të gjigantit katalanas.

Që në moshë të re, ai ëndërron të bëhet një profesionist i vërtetë.

Përveç stërvitjeve me bashkëmoshatarët e tij, ai ndjek kampe në klube të famshme në të gjithë Evropën. 

Ai pati mundësinë të stërvitej në kampin e Wil në Zvicër vitin e kaluar dhe tani mezi pret të jetë pjesë e magjisë katalanase për futbollistët e rinj”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat