Drejt Bayernit

Futboll

Drejt Bayernit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:32
Lopeteguin

Bayern Munihi ka shprehur intresim për Julen Lopeteguin, pasi u refezua nga Ralf Rangnick.

Gjiganti gjerman është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pasi siç dihet, Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit aktual.

Eksperti gjerman, Florian Plettenberg, ka raportuar se Lopetegui i është shtuar listës së Bayernit, por nuk është në krye të saj.

Gjithsesi, “Bavarezët” kanë pyetur për disponueshmërinë e spanjollit, për të cilin interesim serioz ka edhe nga Milani.

57-vjeçari është pa skuadër nga vera e vitit të kaluar, kur u largua nga Wolvesi, teksa tani synon t’i rikthehet punës së tij duke marrë drejtimin e një skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat