Sfida interesante në gjysmëfinale!

Futboll

Sfida interesante në gjysmëfinale!

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Plotësohet tabloja e Superkupës së Italisë, sfida interesante në gjysmëfinale!

Me kualifikimin e Milanit, Superkupa e Italisë 2025 ka kompletuar tablonë e skuadrave që do të marrin pjesë në Final Four në Arabinë Saudite dhe me fitoren e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës tashmë bëhen të njohura edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Ashtu si vitin e kaluar, fillimisht do të jenë dy gjysmëfinalet që do të vendosin finalen, Inter (skuadra kampione) do të luajë kundër Atalantës, ndërsa Juventus (fituesja e Kupës) do të sfidojë Milanin.

Pjesëmarrja në Superkupë, përveç prestigjit dhe mundësisë për të fituar një trofe të rëndësishëm, ofron edhe fitime ekonomike: çdo gjysmëfinalist do të marrë 1.6 milionë euro, me 5 milionë euro të garantuara për finalistin humbës, ndërsa fituesi do marrë gjithsej tetë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat