Kapiteni i Realit josh Interin

Futboll

Kapiteni i Realit josh Interin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:03
Real

Në epokën e merkatos të forcuar realiste, e përbërë nga pak ëndrra dhe shumë pragmatizëm, Interi është ndalur në Madrid.

Në pjesën dominuese të kryeqytetit spanjoll që tani synon të fitojë të fitojë Championsin e 15-të në histori.

Pikërisht ai: Naço Fernandez 34-vjeçari mbrojtës dhe kapiten i Realit. Një emër që zikaltërve iu pëlqen shumë dhe prej kohësh madje.

Ai mund të ngrejë trofeun në “Uembli”, por e ka vendosur që do të largohet në fundin e sezonit nga skuadra ku është rritur që fëmijë.

Për momentin, në mendjen e tij është një ëndërr amerikane, një etapë për t’u larguar nga betejat europiane. Por Interi, ambicioz dhe i vëmendshëm ndaj mundësive të ofron merkato, duhet që të ndezë dëshirën e mbrojtësit spanjoll për të bërë një tjetër xhiro në futbollin që vlen, përpara sesa të shkojë në Amerikë. Duhet t’i tregojë spanjollit që të luftojë për stimuj të rinj dhe jo të relaksohet në SHBA. Vetë lojtari e sheh Serinë A si një kampionat të fortë dhe ndoshta mund ta provojë.

PËR EUROPËN- Mundësia për të afruar një lojtar me parametra zero dhe një kampion si Naço nuk do t’u ikë pa e provuar drejtuesve zikaltër. Ata tani i kanë shndërruar lëvizjet me parametra zero në art. Për vitin e ardhshëm kanë siguruar shërbimet e Taremit dhe Zielinskit. Mirëpo, transferimi i Naços mund të jetë në konflikt me projektin e përgjithshëm që ka klubi për repartin e prapavijës, ku nuk kërkon që të ndryshojë lojtarët. Açerbi si titullar edhe pse 36 vjeç dhe De Vraj 32 vjeç sjellin garanci për Inzagin. Por lojtari i Realit bën përjashtim dhe është një rast i veçantë. Shumë e vështirë që të gjesh një lojtar si ai që mund të bëjë disa role në mbrojtjen me tre dhe për eksperiencën ndërkombëtare që ka.

Ai do ta bënte komod trajnerin Inzagi sidomos në sfidat ku më së shumti duhet eksperienca. Nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme të kemi edhe një largim të mundshëm të De Vrajit, i cili kërkon të nisë një aventurë në vendin e lindjes.

Problemi i vetëm do të ishte fakti që dy qendërmbrojtësit e Interit do të ishin të dy 70 vjeç dhe dëmtimet e shumta në një sezon të ngarkuar do të bënin me dhimbje koke Inzagin. Vendimin për Naçon dhe për lojtarët e tjerë në merkato do ta marrin drejtuesit së bashku me trajnerin, kur në fundin e sezonit të ulen për të diskutuar të ardhmen dhe programimin e sezonit. Inzagi kërkon që të ketë një lojtar shtesë në sulm dhe është gati të sakrifikojë lëvizjet në mbrojtje, mirëpo Naço e josh dhe mund të ndryshojë mendim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat