I ftoi sërish bashkë në takim, binjaket e ‘ngatërrojnë’ Saimirin në disko

Mediale Vip

I ftoi sërish bashkë në takim, binjaket e ‘ngatërrojnë’ Saimirin në disko

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 06:46
Saimiri

Vajzat e “Love Story” kanë filluar të njihen pak më shumë me Saimirin, por edhe me njëra-tjetrën, duke shprehur dhe xhelozitë e para.

33-vjeçari kishte vendosur t’i takonte konkurrentet të gjitha në një disko, ku nuk mungoi argëtimi, alkooli, provokimet, por edhe fjalët në vesh.

Ajo që bie shumë në sy është fakti që motrat binjake, Albana dhe Silvana, janë afruar shumë me Saimirin, duke kërcyer e flirtuar të dyja njëkohësisht, diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.

Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me “princin” e Love Story, ku Silvana ka hapur temën e tradhtisë.

Albana: Shkon shpesh në diskotekë?

Saimiri: Unë kam pas shkuar nga e hëna në të hënë, por tani kam gjëra tjera, s’kam kohë të merrem përditë me disko.

Silvana: E kam qejf faktin që ti nuk shkon shpesh në diskoteka.

Saimiri: Pse?

Silvana: Po sepse meshkujt tradhtojnë në diskotekë, dihet kjo.

Saimiri: S’është e thënë, mashkulli mund të të tradhtojë gjithandej.

Më tej ato janë rrëfyer se ishte një mbrëmje argëtuese, teksa Silvana është shprehur se pavarësisht se Saimiri ka shprehur më shumë interes për të, sërish është konfuz se mund t’i pëlqejnë të dyja motrat.

Silvana: Ishte shumë argëtuese sipas meje, shumë funny.

Albana: Besoj se nga karakteri është më i tërhequr nga Silvana.

Silvana: Unë besoj se është pak konfuz. Sot sidomos që e vura re që u ngatërrua pak. Besoj se ne të dyja e tërheqin. Vajzat mendojnë se ne marrim skenën dhe kanë shumë të drejtë, sepse ne të dyja e marrim gjithmonë vëmendjen, edhe në Itali sepse ndoshta të qenit binjake tërheq vëmendje.

Albana: Është një lloj superfuqie, themi ne.

Silvana: Dhe nuk është faji ynë. Nëse marrim vëmendje, nuk e bëjmë me qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat