Kate dhe William/ Të bashkuar ditën, të ndarë natën

Mediale Vip

Kate dhe William/ Të bashkuar ditën, të ndarë natën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 07:12
Kate Middleton dhe Princi Uilliam

Kate Middleton dhe Princi Uilliam, kanë nisur një aventurë të re. Në bordin e atij që njihets i Royal Train, apo treni mbretëror, ata po përshkojnë nga njëri cep në tjetrin Britaninë e Madhe, për ti dhënë pak komfort nënshtetasve në përballjen e tyre me koronavirusin.

Gjithnjë krah njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur në publik, të bashkuar ditën për të ndarë natën: Kjo pasi është bërë e ditur tashmë se çifti do të flejë në shtretër të ndryshëm gjatë turit.

Udhëtimi i dukëve të Kembrixhit do ti çojë ata në Angli, Skoci dhe Uells në bordin e trenit mbretëror që u është vënë në dispozicion nga mbretëresha Elisabetë. Gjatë 2 mijë kilometrave udhëtim ata do të takohen me personel shëndetësor që po lufton me kovidin, mësues etj. Ideja e trenit mbretëror i erdhi në 1842 Princit Albert, që bindi mbretëreshën Viktoria, të bëhej mbretëresha e parë që udhëtonte me tren.

Bëhet fjalë për një lloj pallati mbretëror mbi rrota, me nëntë vagonë të dekoruar më bojë ari 23 karatësh. Treni ka një restorant me 12 vende dhe suita private me vaskë banjoje. E vetmja e metë? Kabinat janë teke me vetëm një krevat. Ndaj edhe Kate dhe Uilliam janë të detyruar të ndahen natën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat