Kujtojmë krye-heroin tonë Gjergj Kastriotin - Skënderbeun!

Opinione

Kujtojmë krye-heroin tonë Gjergj Kastriotin - Skënderbeun!

Gjon Gjokaj Nga Gjon Gjokaj Më 17 janar 2020 Në ora: 22:12
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Para 552 vjetësh vdiq një ndër gjeneralët dhe strategët më të shquar europian dhe botëror, Gjergj Kastrioti-SKËNDERBEU, Mbreti i Shtetit të Arbërit, cili për 25 vjet rresht me 30 beteja i bëri qëndresë pushtimit turko-osman, perandorisë më të madhe botërore të kohës.  

Sundimi i Principatës së Kastriotëve shtrihej në malet midis Matit dhe Dibrës. Konstandin Kastrioti filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383, i biri i tij , Gjergji, me trupat e tij, mori pjesë në betejën e Kosovës të vitit 1389.

Venediku e pushtoi Kryeqytetin, Krujën më 1392. Në vitin 1395, kur Gjergji e vendosi e vuri sërish sundimin e tij në Krujë. Venediku e shpalli Gjergjin armik dhe i preu kryet në Durrës në vitin 1402.       

Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi viset shqiptare Tiranë, Mat, Dibrër dhe Mirditë nga Prizreni në lindje, deri në Detin Adriatik në perëndim.

Një ndër historianët më të njohur shqiptar të Historisë së Skëndërbeut, Dr. Athanas Gega nga Trieshi, shkruan se  Gjergj Kastrioti, lindi në Kaster-Vig të Mirditës, më 6 maj të vitit 1405.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava e cila vinte nga fisnikët arbëror të Muzakajve,  Tribalëve të Prollogut(Tetovës), të cilët patën 4 djem dhe 5 vajza.

Nga viti 1407 dhe mbrapa Gjon Kastrioti luftoi disa herë kundër turqëve, por u mund, dhe kështu u detyrua të pranonte kushte të rënda që të vendoste paqe me armikun. Kur turqit, me në krye Muratin II, e thyen Gjonin në vitin 1421, ata e ndoqën praktiken e tyre të zakonshme, duke lejuar që të mbante një kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante haraç vjetor dhe të dorëzonte katër djemtë e tij si pengje për garantimin e nështrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu Gjonit i premtuan së pas vdekjes së tij, do ta kthenin djalin e madh që të zinte vendin e sundimtarit. Ndër këta Gjergji,  ishte më i vogli i cili bashkë me vëllezërit e tij do të vendosen në Edrenë të Turqisë.

Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, ai kishte një oratori  të lindur, njihte dhe i shkruante disa gjuhë të huaja. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Titulli Skënderbe “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltani pas fitoreve të mëdha në Azi, sepse ai mendonte se me “Akeksandrin e Ri” shqiptar do ta shtronte të gjithë botën.

Në vitin 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke, në kohën kur ishte  dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me forcat hungareze të Huniadit. Ai me ushtarët e tij besnikë me qëllim i shmanget kësaj beteje dhe drejtohet për në atdheun tij të shtrenjtë  Shqipërinë.

Gjergj Kastrioti u kthye ne Shqipëri me nipin e tij Hamzën, por pa tre vëllezërit e vet, të cilët ia kishte vra Sulltani.       

Më 28 Nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi, dhe  shpalli rimëkëmbjen e Principatës së Kastriotëve.    

Për këtë rast na flet në librin e tij, shkrimtari i parë shqiptar për historinë e Skënderbeut At Dhimitër Frangu, i cili si bashkëkohanik dhe bashkëpuntor i Gjergj Kastriotit, shkruan dokumentin e parë për Skëndërbeun, që tregon se si ishte flamuri i Kastriotit që u ngritë në Krujë më 28 Nëntor të vitit 1443;”Sa e mori pushtetin në dorë ai urdhnoj të hiqeshin flamujt e turkut, dhe vendosi flamurin e tij, me shqipen në mes të fushës së kuqe…”

Gjergj Kastrioti, thirri kuvendin e parë të Princave Shqiptarë, I quajtur Kuvendi i Lezhës, i cili u mbajt më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën' Kollit në Lezhë. Në këtë kuvend, që u drejtua nga ai, Gjergj Kastrioti përfaqësoi derën e Princërve të Kastriotëve, ku muarën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Princërve dhe feudalëve më të fuqishëm të tokave të Arbërit, si: Gjergj Arianiti, Andre Topia me djemtë Komninin e Muzakën dhe nipin Tanushin,  Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani me katër djemtë, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu, Zahari Gropa, Stefan Cërnoviqi me bijtë  Gjergjin e Gjonin, Lekë e Pjetër Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë.    

Në Kuvendin e Princave shqiptarë ishin të pranishëm edhe delegacione të ndryshme europiane, si nga Vatikani, Venecia, Napoli, Sirakuza, Hungaria, Polonia etj., të cilët premtuan se shtetet e tyre, do t`i japin Skënderbeut, ndihmë në luftën kundër sulltanit turk.

Më 3 Mars të vitit 1444, Lidhja e Princave shqiptarë, miratoi Gjergj Kastriot - Skënderbeun, kreun e shtetit shqiptar dhe Kryekomandant të ushtrisë. Princat, gjithashtu miratuan propozimin e Skënderbeut, për mbrojtjen e shtetit, dhe i dhanë fjalën njeri - tjetrit, se mbrojtja e tokave shqiptare, nga atentatet e Perandorisë Osmane, për secilin prej tyre, do të ishte detyrë e shenjtë.

Kështu u mblodh një Asamble që mblodhi pothuajse të gjithë  fisnikët shqiptarë që kishin kryer kryengritjet e para kundër turqve, si ata të; Arianitëve, Thopisë, Dukagjinit, Korona-Muzakës, Balshës, të cilët ishin të shqetësuar për të mbrojtur zotërimet e tyre feudale kundër osmanëve. Dhe pavarësisht nga divergjencat e pashmangshme, u miratua formimi i një aleance politike dhe ushtarake -"Lidhja e Lezhës", në të cilën;

"U vendos gjithashtu të krijohej një ushtri dhe një fond i përbashkët, të mundësuar nga zotëruesit shqiptarë, të cilët kontribuan proporcionalisht me mundësitë e tyre. Udhëheqësit më të vegjël të cilët nuk ishin në gjendje të paguajnë shuma të mëdha do të kishin kontribuar në kauzën e përbashkët duke dërguar më shumë trupa. Në përfundim të procesit, Asambleja zgjodhi Skënderbeun si kreun e Lidhjes së Lezhës dhe Komandantin suprem të ushtrisë federale me rreth 18.000 trupa".

Liga e Lezhës megjithatë ishte një koalicion politik dhe ushtarak i krijuar me qëllim të vetëm për të luftuar turqit. Autoriteti i Princave u ruajt sovran në domenin e tyre, njëjtë sikur është bërë edhe për Skënderbeun. Kryetari i Lidhjes, nuk ishte "Primus inter pares" (I pari në mes të barabartëve), dhe atij nuk iu dha asnjë e drejtë për të ndërhyrë në fushat e fisnikëve të tjerë.

Vatikani dhe Papa Nikolla i V-të, me vëmendje ndiqnin ngjarjet në Shqipëri.     

Kreu i Kishës Katolike Shqiptare deklaronte; "Malësorët trima të krishterë, janë të aftë t`u japin goditje barbarëve të Lindjes. Bashkimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, u jep shpresë edhe popujve të tjerë për t`i rezistuar agresorit”.

I dërguari i kardinalit, pas kthimit nga Shqipëria, hartoi një raport të hollësishëm për Papën Nikolla i V-të, mbi veprimtarinë e lidhjes së Princave dhe mbi personalitetin e liderit të ri shqiptar. Kardinali e përshkruante kështu Skënderbeun:

"Një burrë me shtat të lartë, e fizik të fortë, me pamje të këndëshme, i arsimuar, flet lirisht greqisht, italisht dhe arabisht, të jep përshtypjen e një njeriu të mençur dhe të vendosur, i lindur për të drejtuar ushtrinë në betejë. Bën një jetë spartane, mban pranë shpatën në shtëpi dhe në terren, fle me brucë të zbërthyer, ngrihet nga gjumi me këngën e parë të këndezit(zogut). Zotëron të gjitha cilësitë e mira që ngjallin respekt për popullin shqiptar dhe shumë veti të tjera që nxitin njerëzit ta ndjekin pas. Atë e duan dhe e ngrenë në qiell. Turqit do ta kenë të vështirë, pothuaj të pamundur ta mposhtin. Megjithatë, ai duhet ndihmuar me armë dhe pajisje luftarake."

Marrëdhëniet e Skënderbeut dhe Selisë së Shenjtë u ndërtuan mbi bazën e interesit të ndërsjellë të dy vendeve, interes që me kohë u forcuan dhe kaliten me rritjen e famës së strategut luftarak të pashoq të Gjergj Kastriotit kundër pushtetarëve otomanë.

Papa Eugjen IV (1431-1447) dhe Papa Nikolla V (1447-1455), i ofruan ndihmë Skënderbeut aq sa lirisht mund të thuhet se atë e shihnin si të vetmin strateg shprese në luftë kundër otomanëve.

Vëmendja e Papës Kalisti III (1445-1448), sidomos gjatë fundit të pontifikatit të tij do të rritet ndaj Shqipërisë, por kulminacioni i marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë rritet në periudhën e Papa Piu II (1458-1464), i cili do ta konsideronte Skënderbeun si "Komandant gjenial të ushtrisë së krishterë", i shpallur nga ana e tij "Atlet i Krishtit", i cili pa dyshim se ishte edhe "Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike".

Tri herë qyteti dhe kalaja e Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër, 100 mijë ushtarë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët e tyre.

Gjergj Kastrioti qe në lindje i përkiste fesë së krishterë, pasi shkoi në ushtrinë turke ai konvertua me dhunë nga Sulltani në islam, po pas rikthimit në atdhe përsëri u kthye në fenë e  krishterë që ishte dominante në tërë Europë.

Gjergj Kastriot u martua princeshën Donikën, bija e fisnikut Aranit Komnenit nga Kanina e Vlorës, dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri në emër të atit të tij Gjon Kastriotit.

Për Skënderbeun kanë shruar e folë shumë studiues dhe artist të huaj. Poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow ka shkruar poemë të gjatë për Kastriotin, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, ndersa piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e Kastriotit.

Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën mbi  600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

Shkrimtarët e mesjetës mbi historinë e Skënderbeut janë të shumtë, por më të veçuarit janë Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti, ky i fundit është i njohur botërisht si shkrimtari kryesor i jetës dhe veprës së Skënderbeut, por në fakt e vërteta tregon se Dhimiter Frangu, është ai cili, ka përjetuar ngjarjet e ndryshme të kesaj periudhe duke qenë bashkëpuntor i Skënderbeut.

Libri i tij  -“Veprat e Lavdishme të Skënderbeut”, është botuar 12 vjet pas vdekjes se Kastriotit më 1480, dhe 24 vjet para veprës së Marin Barletit-“Historia e Skenderbeut”(1504).

Për veprën e Dhimitër Frangut, e cila u “ngujua” në Biblioteken kombëtare (enkas 100 vjet pa u përkthyer), na flet Lek Pervizi, një ndër intelektualët e shquar të kombit, që provoi vuajtjet në burgun e ferrit komunist, i cili vetë e përktheu pasi e gjeti rastësisht në Bibliotekën e Bolonjes në vitet ‘90, librin e Dhimitër Frangut -“Veprat e Lavdishme të Skënderbeut”, prej kësaj vepre më  të lasht për historinë e Skënderbeut, pothuaj ka pak kanë thithë, gati të gjithë studiuesit mesjetar, bashkë me ta edhe Barleti.

Studiuesi dhe përkthuesi i kësaj vepre, Lek Pervizi, pos të tjerash shprehet:

“Askush tjetër nuk mund t’ishte i aftë për ta ndjekë nga afër jetën e veprimtarinë e këtij Princi, ma mirë se një bashkëkohës, këshilltar, fetar, arkëtar dhe ambasador i tij, besnik dhe i kulturuem, siç ishte Dhimitër Frangu”

Nuk ka dyshim se në diplomacinë dhe politikën e Shtetit të Arbërit, një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur edhe figurat klerike të kohës si; Imzot Pal Engjëlli, Gjon Gazulli, Dhimiter Frangu etj. Pal Engjelli ishte një Erudit dhe këshilltarë i besuar i Kastriotit, i cili si Prelat dhe Kryeipeshkv i Durrësit me autoritetin dhe atdhetarizmin e tij, ndikoj në ngjarjet e bashkepunimit të princave shqiptareë dhe në fushat e diplomacisë shqiptare, ai është i njohur ndoshta si diplomati i parë shqiptar. Humanisti dhe prifti mirditor Gjon Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom i njohur europian, ishte diplomati dhe njeriu shumë i besuar në shërbim të Skënderbeut, njëkohesiht ai ishte edhe ambasador i tij në Raguzë. Ndërsa Dhimitër Frangu, ishte bashkëpuntor shumë i afërt i Skënderbeut, ai ka qenë arkëtar dhe me vonë autor dhe biograf i jetës dhe veprës së Skënderbeut.

Sipas studiuesit dhe albanologut francez Hyachinte Hecquarrd, edhe motra e vogël e Skënderbeut,  Mamica ishte e afert dhe këshilltare  e tij.

Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend princat shqiptarë. Ai vdiq me 17 janar me1468, studiues të  ndryshëm mendojnë se Skënderbeu mund të jetë helmuar. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai pëseri u kthye në Shqipëri, por perpjekjet e tija nuk patën sukses as mundesi të përballonin fuqinë e madhe ushtarake osmane e cila ishte nisëme shfarosë tërë Shqipërinë.

Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Ai vdiq me 17 janar me 1468, studiues të  ndryshëm mendojnë se Skënderbeu mund të jetë helmuar. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai pëseri u kthye në Shqipëri, por perpjekjet e tija nuk patën mundesi të perballonin fuqinë e madhe ushtarake osmane, e cila me epshim më të pangopur donte të shfaroste Shqipërinë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Ndodhi pra që një vend i vogël si Shqipëria të nxjerr një strateg të madh luftarak, që sipas historianëve francez në librin e shkruar më 1553, me titull "La Seconde partie du Promptuaire..." shkruan:

"Skënderbeu mes personaliteteve më të famshme botërore që nga Jezu Krishti e deri te Henri II i Francës"

Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU, jo vetëm se mbeti Kryeheroi ynë Arbëror dhe figura më legjendare e kombit shqiptar, por falë veprimtarisë së tij kolosale, edhe pse mbetëm të robëruar për pesë shekuj nën sundimin e egër turko-sllav, në saje të lavdisë së Skënderbeut shpëtuan; gjuha,  kultura, historia, jetesa dhe gjallesa e shqiptarëve!

Kur Kastrioti u kthye ne Atdhe pati deklaruar, “Une jam pasardhës i Pirros së Epirit”, i cili vetë e dëshmoi se ishte i tillë, strategu dhe generali me gjenial dhe më i pathyeshëm që njeh historia, ai ishte vërtetë bash si Pirroja, që thirrej nga ushtaret e tij Shqiponjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat