Reagon nënkryetarja e LVV-së në Vushtrri: Kjo është e vërteta për koalicionin me Xhafer Tahirin dhe PDK-në!

Aktuale

Reagon nënkryetarja e LVV-së në Vushtrri: Kjo është e vërteta për koalicionin me Xhafer Tahirin dhe PDK-në!

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:25
Gresa Muli

Gresa Muli, nënkryetare e parë e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ka reaguar pas një deklarate të saj e cila tashmë është shpërnda në media, e që ka të bëjë koalicionet në Vushtrri.

Muli përmes një sqarimi të publikuar në Facebook, shprehet se, e dinë qartë se nuk bashkëpunojnë me Xhafer Tahirin e LDK-së, me të cilin e kanë prishur një koalicion për çështje parimesh, pasi sipas saj, Tahiri vazhdon të jetë i njëjti bashkë me subjektin e tij politik.

Ajo thotë se mendimi i saj personal është që të qëndrojnë në opozitë, mirëpo, përkundër mendimit të saj, shprehet se në një organizatë vendos shumica.

Reagimi i plotë:

Sqarim për qytetarët!

Po e shoh që gjithandej nëpër portale po qarkullon një prononcim i imi të cilit si duket i është dhënë kahje tjetër dhe po keqkuptohet kinse si pohim për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Ne e kemi të rregulluar me statut se kush merr vendime për marrëveshje koalicioni dhe unë të njëjtën gjë e thash në prononcim. Ne nuk kemi asnjë qëndrim aktualisht përveç se e dijmë qartë se nuk bashkëpunojmë me Xhafer Tahirin me të cilin kishim prishur koalicion për çështje parimesh e ai vazhdon të jetë po i njejti e edhe subjekti i tij politik!

Mendimi im personal është që të qëndrojmë opozitë e të bëhemi gardian të Komunës e aseteve komunale nga pozitat që kemi në Kuvend Komunal e si qendër, mirëpo përkundër mendimit tim personal në një organizatë vendos shumica dhe kësisoji vendimi për koalicione të mundshme nuk mund të del nga një individ por si vendim i nivelit të tretë të Levizjes në bashkëpunim me qendra fakt ky i cili do të bëhet i ditur kurdo që do të diskutohet për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat