Flet avokati i politikanit serb që u rrah nga BIA, zbardh detaje të reja për maltretimin, rrahjen dhe burgimin

Aktuale

Flet avokati i politikanit serb që u rrah nga BIA, zbardh detaje të reja për maltretimin, rrahjen dhe burgimin

Më: 5 janar 2024 Në ora: 20:17
Nikola Sanduloviq

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq që u kërkoi falje shqiptarëve për krimet e Serbisë është dërguar nga spitali për në burg.

Avokati ka shprehur shqetësimin, duke thënë se klientit të tij po i rrezikohet jeta dhe se nuk kanë asnjë informatë rreth gjendjes shëndetësore të tij.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq thotë se ai po dërgohet në burg edhe pse momentalisht e ka jetën në rrezik.

“Që nga momentin kur është dërguar në burgun qendror, nuk kemi informata. Nuk e dimë çfarë po ndodhë me të, si është gjendja e tij. Familja është e brengosur për gjendjen e tij shëndetësore edhe ashtu të rënduar. Nuk e dimë a do ta dërgojnë në Nish, apo do të mbetët në Beograd, sepse nuk i jepet asnjë informatë as familjes e as avokatit. Kjo gjë është shumë trishtuese për familjen”.

Sipas Stojkoviqit, ai është rrahur nga pjesëtarët e sigurimit serb në ndërtesën e BIA-s, për arsye që ka përhapur urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve.

Madje për të njëjtat arsye, është ngritur edhe aktakuzë për të.

Sipas Stojkoviq, primare për ta është lirimi i Sanduloviqit.

Klienti im Nikola Sandoloviq në këtë rast gjendet në burgun qendror në Beograd, ku është dërguar nga ana e policisë.

Para kësaj, të mërkurën pasdite, ai është arrestuar nga anëtarët e BIA-s, e cila e ka marr nga shtëpia dhe e ka dërguar në selinë e asaj agjencie. Aty sipas fjalëve të zotëri Sandoloviq e kanë rrahur, e kanë rrahur aq shumë sa që ai disa herë e ka humbur vetëdijen. Pas kësaj ai është zgjuar në akademinë e spitalit ushtarak në Beograd, pa vetëdije. Gjatë gjithë kësaj kohe familja nuk e ka ditur vendodhjen e tij, sepse edhe Policia edhe përfaqësuesit e BIA-s e kanë mohuar të tregojnë vendodhjen e tij.

Në fund të enjten pasdite është liruar nga akademia e spitalit ushtarak dhe në gjendje shumë të keqe shëndetësore, me ambulancë është dërguar për në shtëpi. Aty ka pasur vetëm një orë qetësi, sepse pas kësaj, ka ardhur policia me urdhër për bastisjen e shtëpisë. Në atë urdhër shkruante që ai dyshohet për shkarkimin e urrejtjes kombëtare, pasi ka vendosur lule në varrin e shqiptarëve. E pas vendosjes së luleve në varrin e shqiptarëve, prokurori shtetëror në Serbi, e sheh si shkaktim i urrejtjes kombëtare. Pra sipas prokurorit, vendosja e luleve në varr shqiptari është vepër penale, e njëkohësisht vrasja e policëve kosovar nga ana e grupit të Radojciqit, nuk është vepër penale për atë prokuror.

Pas bastisjes së shtëpisë, Nikolla Sanduloviq është dërguar nga policia në stacionin policor, e prej aty është dërguar në spitalin civil, në qendrën emergjente, sepse gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rënduar. Aty ka qëndruar vetëm dy orë dhe pastaj me kërkesën e prokurorit është dërguar në burg. Sepse, prokurori ka vendosur që ai nuk guxon të jetë në liri, vetëm sepse në Tëitterin e tij, ka vendosur videon ku ai vendos lule në varrin e shqiptarëve të vrarë. Kjo mjafton për një prokuror në Serbi, që një njeri të mos qëndrojë në liri. Që nga momentin kur është dërguar në burgun qendror, nuk kemi informata. Nuk e dimë çfarë po ndodhë me të, si është gjendja e tij. Familja është e brengosur për gjendjen e tij shëndetësore edhe ashtu të rënduar. Nuk e dimë a do ta dërojnë në Nish, apo do të mbetët në Beograd, sepse nuk i jepet asnjë informatë as familjes e as avokatit. Kjo gjë është shumë trishtuese për familjen.

Ky nuk është një hamendësim, kjo është saktë çfarë ka ndodhur, këtë ma kanë thanë zyrtarët, ai është rrahur për shkak të atij postimi në Tëitter, dhe jo vetëm që këtë e thanë anëtarët e BIA-s, por edhe prokurori publik i Serbisë e ka shkruar padinë kundër tij. Kjo është e qartë, si e bardha nga e zeza, pse i ka ndodhur kjo situatë.

Me urdhrin e kujt ka ndodhur kjo, unë vetëm mund të hamendësoj, mirëpo mund të ju them këtë, se regjimi i Aleksandër Vuciqit ka shkaktuar aq shumë urrejtje ndaj Kosovës, me anë të medieve të tija, me propagandën e përditësime, të cilën regjimi i Aleksandër Vuëiqit e bënë ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Prandaj është e parëndësishme se kush e ka lëshuar këtë urdhër, sepse për shkak të propagandës së Vuciqit, tepër shumë njerëz në Serbi urrejnë Kosovën, qeverinë dhe popullin e Kosovës. Prandaj, kushdo që bën një hap në drejtim të pajtimit, regjimi, dhe jo vetëm regjimi, por kushdo që i beson atij, reagon që të ndrydhë dhe të eliminojë atë sjellje.

Në anën tjetër, ne shohim se regjimi i Aleksandër Vuciqit fare nuk reagon, duke e mbuluar kërë gjë, që nënkupton se regjimi përkrah këtë dhunë. Po të mos e përkrahte regjimi këtë, sot do të kishim intervistën e presidentit Vuçiq apo ndonjë ministri që do të thoshte se kjo është e papranueshme dhe nuk e përkrahim. Pra nënkuptohet që ky regjim përkrah këtë dhe mund të themi qartazi që në pyetje se kush qëndron mbrapa kësaj, mund të japim përgjigje shumë të qartë, pas kësaj qëndron regjimi i Aleksandër Vuciqit.

Hapat vijues në këtë rast nuk mund të jenë të planifikuar, është fjala për hapat tanë, neve të cilëve luftojmë kundër kësaj sjellje të shtetit. Qëllimi ynë primar është që Nikolla Sandoloviq, me shëndet të rënduar të lirohet që t’i mundësohet mjekimi, të ketë qasje te mjekët, që të kthehet në gjendje të shëndetshme. Gjithçka tjetër është sekondare.

Ne duam të njoftojmë të gjithë institucionet ndërkombëtare, organizatat, ambasadat sepse kjo është e papranueshme. Kërkojmë ndihmën e Perëndimit, që të na ndihmojnë në lirimin e sa më të shpejtë të klientit tim.

Duhet të lirohet sa më shpejt sepse gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, pastaj shohim si do të shërojmë dhe si do të raportojmë për këtë gjë, që është shumë i qartë, pa nevojë për analizë apo intervistim. Primare për ne është lirimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat