Xhavit Haliti: BE-ja po luan me karotën pa e përdorë shkopin, edhe pse ndaj Kurtit përdori thuprën qortuese

Aktuale

Xhavit Haliti: BE-ja po luan me karotën pa e përdorë shkopin, edhe pse ndaj Kurtit përdori thuprën qortuese

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:05
Xhavit Haliti

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me vizitën e emisarit Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi.

Haliti konsideron se vizita e Lajçakut ka për qëllim shtyrjen përpara të integrimit të papenguar për në BE për të dyja palët.

“Vizitat e të ngarkuarit e BE për ndërmjetësim në mes të Kosovës e Serbisë, është në vazhdën e diplomacisë fluturuese e cila po ndodhë tani e ka ndodhur edhe gjatë e pas luftës. Besoj që qëllimi i BE është eliminimi i pengesave të dy anshme Kosovë-Serbi , me qëllim që të dyja palëve t’iu hapet rruga për integrim të papenguar dhe të papengueshëm nga të dyja palët në BE”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, BE-ja po luan me karotën pa e përdorur shkopin anipse ndaj Kosovës siç thotë ai e përdori thuprën qortuese duke aluduar në sanksionet e vendosura.

“Dmth që BE akoma po luan me Karotën pa e përdorë shkopin, edhepse kundër qeverisë së Kurtit përdori thuprën qortuese. Asociacioni është bërë pengesa kryesore sa i takon zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara e të zotuara për zbatimin e tyre”, ka thënë deputeti Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat