Almir Veliji e përmendi si arsye për dorëheqje, deklarohet Duda Balje

Aktuale

Almir Veliji e përmendi si arsye për dorëheqje, deklarohet Duda Balje

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:32
Duda Balje

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Veliji përmes një njoftimi tha se deri të dorëheqja ka ardhur si shkak i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen, me të cilën ishin pjesë në një parti politike.

Deputetja Duda Balje, në një bisedë ka treguar arsyet se si erdhi deri këtu.

Balje tha se Veliji nuk është pjesë e partisë që një muaj, dhe se sipas saj ka qenë e kuptueshme që nuk do ta mbaj as postin.

“Ka jep dorëheqje nga partia që një muaj dhe normal kur të japësh dorëheqje nga partia duhet të japësh edhe nga pozita e partisë. Kjo është normale. I dëshiroj çdo të mirë dhe suksese“, tha Balje.

Veliji ka thënë se dorëheqja ka ardhur si shkak i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen.

“Unë besoj se ne duhet të jemi më të zgjuar dhe më të fortë se ajo dhe politika e saj shkatërrimtare, e cila synon të na kthejë në vitet ’90 dhe të kthejë popullin tonë në mungesë shprese dhe paligjshmëri”, ka theksuar ai.

Rikujtojmë se një hulumtim i Insajderit i nisur muaj më parë pas një denoncimi publik ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Insajderi kishte sjell audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”. Janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person (emër i njohur për Insajderin) e ku flasin për një aferë ryshfeti.

Zëvendësministri Veliji, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti, në këto audio-incizime që i kishte siguruar Insajderi e që janë deponuar edhe në Policinë e Kosovës, flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Megjithatë në fund Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte vendosur që ta mbyll hetimin kundër tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat