Çitaku e bindur: Ky do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, ja çka do të ndodhë me VV-në në zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

Çitaku e bindur: Ky do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, ja çka do të ndodhë me VV-në në zgjedhjet e ardhshme

Më: 26 prill 2024 Në ora: 08:24
Vlora Çitaku 

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe me askënd për koalicion.

Ajo tha se vijat e kuqe janë shpikur nga Vetëvendosje.

“Ne mendojmë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kemi të vështirë të realizojmë planin tonë, mirëpo duhet të zhveshet nga këto termat e rëndë përjashtues e ndonjëherë edhe linçues”, tha ajo.

Ajo përmendi koalicionin e PDK-Vetëvendosje në Gjilan dhe Podujevë, që sipas saj nuk funksionoi.

Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh ajo.

Çitaku u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”., tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat