Ҫitaku reagon për largimin e Escobar: Kur preken eksponentët e qeverisë Kurti, kemi të bëjmë me mjerim politik

Aktuale

Ҫitaku reagon për largimin e Escobar: Kur preken eksponentët e qeverisë Kurti, kemi të bëjmë me mjerim politik

Nga: H.O. Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:49
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka përmendur reagimet për largimin e Gabriel Escobar.

Ajo thekson se reagimet që janë bërë për këtë largim, janë për keqardhje. Sipas saj, jo secili mund të kuptoj mënyrën se si funksionin State Department.

Ҫitaku shkruan se nëse propaganda prek eksponentët e qeverisë Kurti, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

Postimi i plotë:

Po i lexoj disa reagime për largimin e Escobar.

Sinqerisht, për keqardhje.

Unë mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në SHBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

Departamenti i Shtetit nuk është bordi i KEK-ut. Edhe pas Escobar, Escobar do jetë. Politika e jashtme amerikane është konsistente, dhe nuk e dikton një individ i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat