Presidentja Osmani në ofanzivë për KiE, në takim edhe me ambasadorin gjerman

Aktuale

Presidentja Osmani në ofanzivë për KiE, në takim edhe me ambasadorin gjerman

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:34
Jorn Rohde dhe Vjosa Osmani

Preidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar takime për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

E para e vendit, sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ndërsa në këto momente ka pritur në zyre ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Burimet bëjnë me dije se presidentja po vazhdon me angazhim intensiv për zhbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kujtojmë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, , i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat