Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Aktuale

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Më: 18 maj 2024 Në ora: 23:26
Charles Kupchan

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Një kërkesë e tillë u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për Republikën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.

Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për Qeverinë e Kosovës. Është, siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë. Marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa zor ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiqin” , tha ai.

E pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radoiçiq ende po vazhdon të mbetet i lirë.

Profesori amerikan vlerëson se sjellja para drejtësisë të Radoiçiq do të marrë kohë.

“Të dy palët, të dy qeveritë, kanë shumë punë për të bërë, pajtime për të bërë. Duhet të shohim Serbinë të bëjë më shumë, që të kërkojë llogari nga ata që kanë qenë përgjegjës për akte të dhunës, dhe për aktivitete tjera ilegale. Kjo është pjesë e procesit afatgjatë, për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale dhe për t’u bërë presion palëve të marrin vendime të vështira.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta dorëzojë Milan Radoiçiq para organeve të drejtësisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat