Aksidenti fatal i merr jetën 14 vjeçares Adrijana Sherry Rizvani Mina në Waterburry

Amerika

Aksidenti fatal i merr jetën 14 vjeçares Adrijana Sherry Rizvani Mina në Waterburry

Nga: Beqir Sina Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:59
 Adrijana Mina

 Adrijana Mina vetëm 14 vjeç ka humbur jetën në një aksident në SHBA. Mina me orgjinë shqiptare( Struga) së bashku me katër adoleshentë të tjerë ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape.

Si pasojë e përplasjes Mina ka dalë nga automjeti, ndërsa pavarësisht se është dërguar në spital, lëndimet kanë qenë shumë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia thotë se makina në të cilën udhëtonin adoleshentët ka kaluar rrugën në të kuqe dhe në kryqëzim është përplasur fuqimisht me makinën Ford, pasi këtë e tregojnë edhe pamjet e videos që shpërndau policia.

Ndërkohë dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. 

 Të gjithë adoleshentët e përfshirë në këtë aksident ishin nxënës të shkollave të mesme në Waterbury.

Identiteti vajzes 14-vjeçare e cila u shpall e vdekur pas një aksidentit fatal, përplasjejes mes një autoveture e tipit Hyundai Sonata, e cila resulton të ketë qenë e vjedhur dhe një Ford Escape herët në mëngjesin e së premtes(21 korrik(, u zbulua nga policia e Waterbury-t, të hënën vonë pasdite, kështu të paktën deklaroi dje Departamenti i Policisë Waterbury .

Ajo sipas policisë është Adrijana Sherry Rizvani Mina, 14 vjeçe, e cila ndërroi jetë mëngjesin e së premtes, 21 korrik 2023.

Një nekrologji për Minën, publikuar dje në gazetën lokale të qytetit  Waterbury, RA “Republican American”,  thoshte se ajo ishte studente në shkollën “Waterbury Arts Magnet School”. Ndërkohë, që la pas vetes, prindërit e saj, Gabriel A. Mina dhe Albulena Rizvani; gjyshërit e saj; dhe stërgjyshërit e saj nga babai, nipa dhe mebesa, kushërinjët dhe të afërmit e saj të shumtë.

RA - “Republican American”, shkruan  Adrijana ka lindur më 15 nëntor 2008, në Waterbury, vajza e Gabriel A. Mina dhe Albulena Rizvani nga Waterbury. Adrijana ishte studente në shkollën e mesme "Waterbury Arts Magnet School".

Policia lokale ka publikuar emrin e vajzes 14-vjeçare, dhe videon e cila sipas tyre u vra në një aksident mes një Hyundai Sonata të vjedhur dhe një Ford Escape fundjavën e kaluar.

Në një konferencë shtypi të hënën pasdite, nëntoger Ryan Bessette, i cili është zëdhënës i Departamentit të Policisë në Waterbury, tha se vdekja e 14 vjeçares Adrijana Mina, simbas hetimeve të para, ka ndodhur ngaqë trupi i saj nga përplasja e fortë doli nga makina që po udhëtonin, sedilja e pasme, dhe ajo u shembë disa metra në asfaltin e autostradës, ndërsa u shpall e vdekur në spital menjëherë më pasi dërgua në emregjencë, tha Bessette.

Po sipas Bessette, Mina ishte një nga katër adoleshentët që pô udhëtonin me një shpejtësi të madhe në kohën e përplasjes në mëngjesin e së premtes. Ai i identifikoi të tjerët e lënduar, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë. Gjatë hetimit, policia përcaktoi se Hyundai ishte vjedhur në Waterbury më herët të premten, tha Bessette.

Automjeti me të cilin u përplasë Hyundai ishte një Ford Escape i drejtuar(shofer) nga një burrë 38-vjeçar, ndërkohë që me të udhëtonte(pasagjerë) edhe një djalë 18-vjeçar, sipas Bessette. 

Sipas Bessette, oficerët e patrullave të policisë iu përgjigjën menjëherë thirrjes se në kryqëzimin e rrugës East Main Street dhe Baldwin Street rreth orës 2:21 të pasmesnatës të së premtes, bëhej fjalë për një raportim të një aksidenti përplasje me dy makina. 

Më vonë policia shpërdau videon e siguruar nga kamerat në shtyllat e kryqëzimit ku ndodhi aksidenti, pamjet e së cilës tregojnë përplasjen njërën nga makinat duke goditur anën e makinës së tjetër me shpejtësi të lartë. 

Të gjithë të përfshirët në këtë aksident fatal u transportuan në spitalet e zonës.

Një nga djemtë që pô udhëtonin me makinën e vjedhur Hyundai një 15-vjeçarë dhe një 18-vjeçar pësuan lëndime të rënda, dhe u renditën në gjendje të qëndrueshme, por kritike për jetën sipas Bessette. “Djali tjetër 15-vjeçar, dhe vajza 15-vjeçare përfshirë dhe 38-vjeçarin e automjetit Ford Escape pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën dhe u renditën në gjendje të qëndrueshme nga mjekë, tha Bessette.

Sipas Bessette, vajza 15-vjeçare dhe 38-vjeçari u liruan nga spitali të premten pasdite. Ndërkohë që të dy djemtë e përfshirë në këtë aksident një 15-vjeçarë dhe 18-vjeçari mbetën të shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme pa rrezik për jetën, tha Bessette.

Bessette tha se përplasja është nën hetim nga Njësia e Hetimeve të Përplasjeve në Departamentin e Policisë në Waterbury.

Familja e 14 vjeçares Adrijana Sherry Rizvani Mina, kan njoftuar se shërbimet e ceremonisë mortier për Minën do të fillojnë në orën 13:00, të martën në Qendrën Kulturore dhe Islamike Shqiptaro-Amerikane të Waterbury, 106 Columbia Blvd, në ndërkohë që do të vijojë varrimi në Varrezat Myslimane Shqiptare në rrugën Montoe- Waterbury CT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat