Iran, 294 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Azia

Iran, 294 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Në Iran, 294 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 11.561 raste të reja.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.040.547, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 50.310.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 730.798 persona, ndërkohë që 5.809 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 6.387.019 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat