Nuha dhe Delija do të garojnë më 17 gusht

Çiklizëm

Nuha dhe Delija do të garojnë më 17 gusht

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 22:41
Nuha dhe Delija

Dy çiklistët tanë, Blerton Nuha dhe Aban Delija përfaqësuan Kosovën sot në Kampionatin Evropian të çiklizmit rrugor, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Gara ishte e gjatë 209 kilometra me konkurrencë shumë të fortë.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Kosovës i lejohet të marrë pjesë me dy garues në këtë garë prestigjioze, pasi Kosova ka plotësuar numrin e pikëve në kategorizim.

Nuha dhe Delija do të garojnë më 17 gusht edhe në disiplinën kronometër individuale (ITT), njofton FÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat