A do ta sulmojë Rusia, NATO-n? Habit me përgjigjen ministri rus i Mbrojtjes

Evropë

A do ta sulmojë Rusia, NATO-n? Habit me përgjigjen ministri rus i Mbrojtjes

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:46
Sergei Shoigu

Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka deklaruar ministri i saj i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Por ai ka shtuar se trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ministri rus u citua të ketë thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedentë.

Lidhur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, Shoigu pretendoi se sulmet e supozuara të Ukrainës rrezikojnë pasoja katastrofike.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sjellje të pamatur ushtarake në Zaporizhzhia.

Fabrika ka qenë e pushtuar nga trupat ruse që në fillim të konfliktit.

Shoigu pohoi se këshilltarët e huaj po ndihmojnë Ukrainën për të përgatitur akte sabotimi në territorin rus, por nuk dha prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat