LIVE: Rusia nis stërvitjet me armë bërthamore – Ukraina godet këtë qytet rus, shtatë të vdekur

Evropë

LIVE: Rusia nis stërvitjet me armë bërthamore – Ukraina godet këtë qytet rus, shtatë të vdekur

Nga: Bota sot Më: 6 maj 2024 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 06:22 më 06.05.2024
Foto ilustrim

Lavrov: Dëshira e Evropës për të izoluar Rusinë është marrëzi

“Dëshira e Evropës për të izoluar Rusinë është marrëzi”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke shtuar se dyert duhet të mbeten të hapura.

“Deri më tani, Evropa dëshiron të rrethohet nga Rusia dhe të na izolojë. Nuk ka nevojë të shpjegohet se kjo është marrëzi,” tha ai në një intervistë përr kanalin televiziv ATV të Bosnjës. “Kjo vetëm tregon cilësinë e vendimeve të marra nga politikanët evropianë në perëndim të kontinentit. Por dera duhet të lihet e hapur.”

“Perëndimi gënjen kur thotë se Rusia gjoja refuzon nga bisedimet për Ukrainën”, shtoi kryediplomati rus.

“Deklaratat se ne po refuzojmë bisedimet bëhen çdo ditë. Ata pretendojnë se duan, por ne gjoja refuzojmë. Kjo është e pandershme. Edhe pse, ne nuk presim më sinqeritet nga partnerët perëndimorë,” tha ai.

“Putin, rrezik për të gjithë ne”/ Borrell: Nëse ka sukses në Ukrainë, nuk do të përfundojë me kaq

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se jo çdo anëtar i Bashkimit Evropian e sheh Rusinë si “kërcënimin më të madh” për stabilitetin global.

Borell, duke folur në Universitetin e Oksfordit, u shpreh se sheh gjithnjë e më shumë konfrontime dhe më pak bashkëpunim për çështjet botërore dhe tregoi shembullin e Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

“Putini është një kërcënim ekzistencial për të gjithë ne sot. Nëse ai ka sukses në Ukrainë, nuk do të përfundojë me kaq. Megjithatë, e di që jo të gjithë në Bashkimin Evropian ndajnë këtë mendim,” theksoi Borell.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat konverguese për pothuajse të gjitha çështjet gjeopolitike.

Joshen nga rrogat e larta, Rusia shton radhët me ushtarë nga Kuba

Rusia nisur të rekrutojë shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Ky është zbulimi më i fundit i mediave të huaja, që kanë ndjekur konfliktin mes dy vendeve që prej ditës së parë që ai nisi.

Nevoja për ushtarë, Zelensky ul moshën e rekrutimit

Në shtator dhe tetor 2023, të dhënat e pasaportave që iu përkisnin mbi 200 kubanëve që dyshohet se iu bashkuan ushtrisë ruse, u zbuluan në internet nga një platformë pro-ukrainase e quajtur InformNapalm. Ato u vodhën përmes hakerimit nga posta elektronike e një oficeri rekrutimi rus në Tula të Moskës.

Provat u përforcuan dhe më tej, kur emrat e disa prej shtetasve kubanë u shfaqën në radhët e ushtrisë ruse, teksa të tjerë kishin bërë postime në rrjetet sociale me uniformë shumë pranë zonës së konfliktit.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në fushën e betejës. Një hetim i mediave perëndimore konfirmoi emrat e më shumë se 50,000 trupave ruse të vrarë në Ukrainë, por numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Sipas vlerësimeve të Ukrainës, numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur në luftë është rreth 500,000.

Rekrutimi i të huajve për të zëvendësuar disa nga humbjet gjithashtu ndihmon Kremlinin të shmangë rreziqet që vijnë nga përpjekjet për të mobilizuar rusët me forcë. Kur Rusia shpalli një mobilizim të pjesshëm në vitin 2022, qindra mijëra burra u larguan nga vendi.

Sjellja e kubanëve në Rusi është relativisht e thjeshtë. Të dy vendet kanë qenë aleatë që nga Lufta e Ftohtë, kubanët nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Rusi dhe fluturimet direkte për në Moskë e bëjnë udhëtimin më të lehtë.

Ndërkohë, kontratat fitimprurëse të ushtrisë të ofruara nga Rusia u bëjnë thirrje burrave kubanë të dëshpëruar për t'i shpëtuar krizës ekonomike të përkeqësuar në ishullin e sanksionuar nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat