I dyfishohet paga

Futboll

I dyfishohet paga

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes pa dyshim që ka qenë një nga goditjet më efektive të Mançester Junajtid në merkaton e viteve të fundit. Mesfushori, ende nuk ka mbushur një vit në “Old Trafford”, mirëpo me paraqitjet në fushë, i ka bërë të gjithë për vete.

Deri tani, portugezi e ka veshur bluzën e Junajtid për 37 ndeshje, në të cilat ia ka dalë të shënojë 22 gola ndërsa ka koleksionuar edhe 14 asiste.

Në këtë formë, drejtuesit e “Djajve të Kuq”, janë duke menduar t’i dyfishojnë pagën Fernandezit, i cili aktualisht përfiton 100 mijë paund në javë.

Kështu, shumë shpejt, Fernandez pritet të fitojë 200 mijë paund, ndërsa edhe pse në kontratën katërvjeçare, i mbeten edhe tre vite, Junajtid po mendon të shtojë sërish edhe një vit kontratë me futbollistin 26-vjeçar, transmeton VipSport.al

Ndërkaq, rritja e rrogës bëhet edhe për shkak të marrëdhënieve brenda grupit pasi aktualisht Fernandez paguhej shumë më pak se yjet e tjerë si De Gea që përfiton 350 mijë paund në javë dhe Pol Pogba që përfiton 300 mijë paund në javë, ndërkohë që mesfushori përfitonte të njëjtën shifër si Lingard apo Din Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat