Ibrahimovic stërvit në borë: “A ka kush që më ndal mua?”

Futboll

Ibrahimovic stërvit në borë: “A ka kush që më ndal mua?”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Zlatan Ibrahimoviç

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në stërvitje, pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës së lojës për rreth dy javë.

Ylli suedez ka stërvitur në borë në qendrën stërvitore të Milanit, Milanello, pasi është riaftësuar nga lëndimi muskulor.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Inter, e postoi një video në rrjetet sociale nga stërvitja e tij nën reshjet e borës në Milanello.

Ai shkroi: “Hajt e më ndalo!”

Ibra ishte lënduar në fitoren e Milanit 2:1 kundër Napolit më 22 nëntor.

Ai nuk është pjesë e skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotme kundër Sampdorias në Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat