Ja golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës

Futboll

Ja golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:27
Ja golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar fitore të pastër me rezultat 2:0 në “Zahir Pajaziti” ndaj Besës së Pejës.Ndërkaq, në derbin e javës të zhvilluar në Gjilan, Drita ka arkëtuar tre pikë ndaj Ballkanit, pasi fitoi me rezultat 2:1, e me ç’rast ka kaluar në vendin e parë në tabelë.

Image

“Intelektualët” i falen sulmuesit Kastriot Rexha që shënoi dy gola, kurse për “portokallinjtë” realizoi Mirlind Daku.

Ky i fundit me këtë realizim ka shkuar në kuotën e 21 golave këtë edicion dhe i prinë bindshëm listët së golashënuesve të Superligës.

I dyti është bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi me gjashtë gola, aq sa ka edhe Otto John i FC Prishtinës, Rexha i Dritës e Sie i Trepçës ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat