Mbappe i përgjigjet Nagelsmanit

Futboll

Mbappe i përgjigjet Nagelsmanit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:44
Mbappe në veprim

“I jashtëzakonshëm”, do të ishte termi i duhur për të përkufizuar momentin që po përjeton Kilië Mbape në karrierën e tij.

Titulli “golashënuesi” i Botërorit “Katar 2022”, do të pasohej me një sërë rrjetash të tjera.

Takimi i fundit ndaj Nantes do t’i jepte jetë një rekordi për 24-vjeçarin me klubin, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me PSG-në, duke parakaluar Edison Kavanin (201 finalizime).

Edhe pse Bajerni arriti ta nënshtronte përpara tifozërisë së vet Parisin, aktivizimi i Mbapesë nga stoli dëshmoi se çfarë është i aftë të bëjë, shkatërrimi i sistemit të mbrojtjes së gjermanëve, ndonëse të dyja rrjetat e francezit nuk ishin në pozicion të rregull.

Gjithsesi, disfata e parë nuk ka ndikuar negativisht në qëllimin e Kiliësë, shënimin e sa më shumë golave dhe avancimin përtej fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

“Luaj për të bërë historinë dhe gjithmonë e kam shprehur se dua ta realizoj në Francë, me klubin tim të zemrës, PSGnë.

Ndjenjë e veçantë të jesh në krye në spektrin e golave në moshë kaq të re. E dashuroj gjithçka që mbart ky ekip dhe më motivon të jap më të mirën edhe në vazhdimësi.

Qëllimi i skuadrës qëndron në një vijë me ambiciet e mia, triumfi në çdo kompeticion pjesëmarrës.

Është koha të tregojmë se kush jemi”, pohonte me nota të larta entuziazmi nënkampioni i botës.

“Dëshiroj të shënoj 3 apo më shumë gola në kuadratin e bavarezëve dhe të hipotekojmë çështjen ‘kualifikim’.

Të gjithë jemi koshientë se sa të fortë janë në fushën e vet, por kjo nuk nënkupton se është mision i pamundur. Mjafton të shikojmë situata të caktuara, kur kemi vënë në shërbim gjithë potencialin tonë dhe kemi arritur të japim shfaqje të jashtëzakonshme.

Fitorja mbette pikë referimi në transfertën drejt Gjermanisë dhe jam i bindur se kemi për ta kaluar këtë pengesë, njëkohësisht edhe fazën me eliminim direkt, pavarësisht shkallës së vështirësisë”, përfundoi lojtari me numër 7 në “Parc des Princes”.

Vlen të theksohet se Kilië në takimin e parë e kishte minutazhin të kufizuar si rezultat i problemeve fizike, ndërsa në këtë moment gjendja e tij është më e mirë se kurrë.

Interesante do të jetë qasja pas përfundimit të duelit në fjalë, nëse Mbape kërkon të motivojë ekipin apo të justifikojë dështimin me pretekstin e dhënies së një kënaqësie paraprake ndaj tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat