Tirana shpallet Kampione e “Abissnet Superiore U-13”

Futboll

Tirana shpallet Kampione e “Abissnet Superiore U-13”

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:30
Tirana

Me ekipin e parë të “bardhebluve” të Tiranës, që pritet të vendosin “fatet” e titullit kampion në “derbin” e së mërkurës ndaj Partizanit, edhe “bardheblutë” e moshave u shpallën Kampionë të “Abissnet Superiore U-13”, po në “derbi”, po ndryshe nga ekipi i parë mundën Dinamon.

“Bardheblutë” e vegjël arritën të “rrëmbenin” titullin kampion, pas fitores 3 me 1, ndaj dinamovitëve, falë dopietës së Hakaj dhe një nga gol nga Usha, gola këto që nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e Shullazit në pjesën e parë të sfidës.

Me këtë fitore, Tirana U-13 arriti në kuotën e 49 pikëve , në 27 ndeshje të luajtura.

Bardheblutë kanë fituar 24 ndeshje, kanë humbur dy dhe kanë barazuar në vetëm një prej 27 takimeve të zhvilluara, duke arritur kështu të shpalleshin Kampionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat