Mbrëmje e keqe për skuadrën shqiptare në Mal të Zi 

Futboll

Mbrëmje e keqe për skuadrën shqiptare në Mal të Zi 

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:12
Sutjeska

Mbrëmje e keqe për skuadrën shqiptare në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi.

Sutjeska e Nikshiqit ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Deçiqit, në takimin që u zhvillua në Podgoricë. 

Gola i shënuan Dushan Vukoviq (27’ e 53’), Milan Mirosavljev (33’) dhe lojtari zëvendësues Darjan Shushiq (90+3’).

Pas javës së tetë në kampionatin malazez, Buduçnosti kryeson me 15 pikë, pasojnë Jezero 15, Petrovac 13, Sutjeska 11, Deçiqi 11, Arsenali 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat