Pavard i zhgënjyer: Duhet të fitonim për shkak të tifozëve

Futboll

Pavard i zhgënjyer: Duhet të fitonim për shkak të tifozëve

Më: 6 maj 2024 Në ora: 09:13
Benjamin Pavard

Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Sassuolos.

Pavard thotë se pavarësisht se tashmë Interi ka festuar titullin e kampionit në Serie A, skuadra duhet të fitojë për shkak të tifozëve.

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin, sepse është e vërtetë që tashmë jemi kampionë, por duhet të jemi konkurrues dhe duhet të fitojmë veçanërisht për Tifozët”, ka thënë Pavard.

“Sassuolo janë një ekip i mirë, por ne duhej të bënim lojë më të mirë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Janë edhe tri ndeshje dhe ne duhet t’i fitojmë”, ka theksuar ish-futbollisti i Bayern Munich. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat