Egnatia me moral të lartë

Futboll

Egnatia me moral të lartë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Të dielën do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Final Four”: Egnatia-Vllaznia. Sfidë nga e cila do të përcaktohet edhe ekipi i dytë finalist që do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.

Në stadiumin “Air Albania” pritet të zhvillohet një sfidë spektakolare. Egnatia vjen me moralin e lartë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe falë një sezoni shumë të mirë në kampionat. Që e mbylli në vendin e parë pas 36-të javëve.

Objektivi i radhës është titulli kampion. Por më parë duhet kaluar pengesa Vllaznisë, duel ku skuadrës së Edlir Tetovës i mjafton edhe barazimi.

Në anën tjetër, skuadra shkodrane do t zbarkojë në “Air Albania” më e sigurt se kurrë për të marrë fitoren që do ta dërgonte në finalen e madhe ndaj “Demave” të Orges Shehit. Që mposhtën 1-0 Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë.

Entuziazmi në qytetin verior ka prekur majat, me tifozët që janë gati të “pushtojnë” kryeqytetin, me shpresën dhe besimin se ka ardhur momenti për të shijuar titullin kampion pas 23 vitesh. Dhe djemtë e Thomas Brdaric do të japin gjithçka për t’i lumturuar.

Gjysmëfinalja e dytë e “Final Four”, Egnatia-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur prej orës 20:00 të së dielës. Në MCN, LIVE në DIGITALB Tokësor, Satelitor dhe OTT.

Biletat mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”. Në fashën orare 10:00-18:00. Biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat