Guler tregon se çfarë ka mësuar më shumë te Real Madridi

Futboll

Guler tregon se çfarë ka mësuar më shumë te Real Madridi

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:13
Guler

“Topi është i dashuruar me Arda Güler”, – tha Carlo Ancelotti pas golit të fundit të futbollistit turk. Numri 24 i “Los Blancos” ka 4 gola në pak më shumë se 200 minuta aktivizim në La Liga, çka ka shërbyer për të lënë pas një fillim të sezonit të shënjuar me dëmtime.

Në një intervistë për “Kafa Sports”, gazetari e pyeti se si është të ushtrohesh përkrah lojtarëve si Vinicius, Bellingham, Modric apo Rodrygo dhe intensitetin e vërtetë të ndeshjeve të kontrollit në Valdebebas. “Lojtarët duan të fitojnë Champions League, por mund të them se ata kanë të njëjtën dëshirë për të fituar edhe ndeshjet brenda grupit, në stërvitje.

Kjo është diçka që e kam parë për herë të parë këtu”, – shpjegoi Arda. Fundi i sezonit i ka lejuar atij të ketë më shumë minuta. Turku ka bërë që tifozët madrilenë të dashurohen me të, pasi u bë lojtari i La Liga-s me efektivitetin më të madh para portës: një gol çdo 71 minuta lojë. Turku ka gjuajtur 4 herë në kuadratin kundërshtar dhe ka shënuar 4 gola.

Për më tepër, Arda shquhet për aftësinë e tij në driblim. 3.67 është ekstrapolimi i suksesshëm i të dhënave të tij në 90 minuta; pak më lart se Mbappé (3.6) dhe dukshëm më mirë se Vinícius Junior (5.83).

“Të gjithë shkojnë në stërvitje me përqendrim dhe disiplinë, kjo është diçka që e kam mësuar këtu dhe më ndihmon të përmirësohem edhe më shumë çdo ditë. Lojtarët e Real Madridit kanë një karakter të jashtëzakonshëm, nuk e pranojnë kurrë humbjen, janë shumë ambiciozë, – thotë ai për leksioni që ka marrë në sezonin e parë, duke veshur fanellën e bardhë. – Ata janë shumë të motivuar, çdo ditë kërkojnë më shumë nga vetja sesa nga bashkëmoshatarët e tyre. Ndihem i lumtur që po mësohem me këtë presion qysh në këtë moshë”.

“Playmakeri” turk ka përfituar nga pushimi treditor, që Ancelotti i ka dhënë skuadrës, për të vazhduar punën me fizikun e tij. Arda ndau në rrjetet e saj sociale stërvitjet e tij të fundit në palestër, një përpjekje për të përfunduar “armatosjen” dhe qenë në gjendje të konkurrojë në kushte të barabarta me shokët e skuadrës. “Nuk ka ditë pushimi”, – shkruante ai përkrah fotove, në të cilat ekspozonte transformimin fizik, trupin e mbushur me muskuj të tonifikuar tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat