Egnatia fton tifozët në stadium

Futboll

Egnatia fton tifozët në stadium

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:01
Atmosfera

Klubi i Egnatias u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Vllaznisë, ku do të përcaktohet bileta tjetër për finalen e madhe për titullin kampion.

Skuadra rrogozhinase ka dominuar këtë sezon në futbollin shqiptar duke qenë thuajse gjithmonë në kryesimin e kampionatit, por skema e re bën që çdo gjë të jetë në diskutim dhe do të duhen dy ndeshje për të përcaktuar nëse do të jetë ajo kampionia apo jo.

“Të gjithë bashkë për të mbrojtur atë që kemi merituar”, shkruante sot klubi në rrjetet sociale duke kërkuar mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e nesërme ne “Air Albania”.

Ndërkohë është bërë e ditur se presidenti i klubit, Agim Demrozi, do të shpërndajë 500 bileta falas për “Ultras Egnatia”, që ata të jenë të pranishëm të gjithë në mbështetje të ekipit për këtë duel shumë të rëndësishëm].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat