Fonseca, pranë stolit të Milanit

Futboll

Fonseca, pranë stolit të Milanit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:31
Paulo Fonseca

Kthesë vendimtare për emrin e trajnerit të ardhshëm të Milanit: tani vetëm Paulo Fonseca është në garë. Kandidaturat e tjera tashmë kanë rënë.

Trajneri që do të garojë nesër me Lille për kualifikimin në Champions League, ka pasur një tjetër kontakt telefonik ditën e djeshme me Milanin, duke konfirmuar interesin e ndërsjellë të palëve.

Një profil ndërkombëtar që,  tashmë e njeh Serinë A, pasi ka qenë trajner në Romë, parime të qarta loje, një ndjenjë e mirë me lojtarët e rinj dhe një pagë jo e ekzagjeruar: pikërisht ajo që kërkon treshja Furlani-Ibrahimovic-Moncada.

Vendimi përfundimtar do të përkojë me lamtumirën e Stefano Piolit, kështu që Milani i ka dhënë vetes shtatë ditë kohë për të mbyllur çështjen në mënyrë që t'i japë një lamtumirë të denjë trajnerit të titullit në vitin 2022 dhe të vendosë projektin e ri teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat