Newcastle, gati të shpenzojë mbi 17 milionë euro

Futboll

Newcastle, gati të shpenzojë mbi 17 milionë euro

Më: 18 maj 2024 Në ora: 23:55
Aaron Ramsdale

“Telegraph” britanik shkruan sot se Newcastle po bën hapa të mëdhenj për të siguruar një marrëveshje për Aaron Ramsdale.

Trajneri i “Magpies”, Eddie Howe, e njeh mirë portierin anglez, pasi ai ishte përgjegjës për nënshkrimin e tij në vitin 2016, kur ai drejtonte Bournemouthin, dhe, për këtë arsye, ai synon ta ketë sërish nën urdhra ish-nxënësit e tij.

I njëjti burim thekson se, edhe pse ka ende detaje për të zgjidhur, propozimi që Newcastle është i gatshëm t’i paraqesë Arsenalit i kalon 17 milionë euro, që përkthehet në një ofertë për një kontratë pesëvjeçare për Ramsdale.

Ramsdale spikati te “Topçinjtë” sezonin e kaluar, por humbi vendin e tij në portë në skuadrën e Mikel Artetas pas ardhjes së David Rayas, i cili, pavarësisht kritikave, ka fituar besimin e trajnerit spanjoll.

Ramsdale në maj të sezonit të kaluar nënshkroi kontratën e re me Arsenalin me afat deri në vitin 2028, ndaj pritej që ai të ishte titullar, gjë që nuk ndodhi. Raya, i ardhur në formë huazimi nga Brentfordi, pritet të bëhet përfundimisht “Topçi” këtë verë.

Nëse blihet nga Newcastle, Ramsdale nuk pritet të jetë titullar menjëherë, pasi “ portieri 26-vjeçar do të duhet të përballet me konkurrencën e Nick Pope.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat