Klubi italian kërkon informacion për lojtarin

Futboll

Klubi italian kërkon informacion për lojtarin

Më: 19 maj 2024 Në ora: 00:11
Mason Greenwood

Gazeta britanike “The Athletic” shkruan këtë të shtunë për kontaktet mes Napolit dhe Manchester United për Mason Greenwood,

22-vjeçar sulmues, i cili ka luajtur dhe ka bërë shumë mirë në huazim te Getafe këtë sezon.

Klubi italian ka kërkuar informacion për lojtarin, një anësor fleksibël, i cili mund të përshtatet edhe si sulmues i parë.

Një lojtar që Napoli po e ndjek në funksion të rindërtimit të skuadrës këtë verë.

Greenwood ka kontribuar në këtë kampionat me tetë gola dhe gjashtë asistime për Getafen dhe javët e fundit ka përfunduar në fokusin e Juventusit, një klub që dëshiron të përfitojë nga kontrata me United, që skadon në vitin 2025, për ta blerë nga “Djajtë e Kuq” me një çmim të mirë.

Nga ana e saj, Getafe ka besim në mundësinë e mbajtjes së tij edhe për një vit dhe gjetjes së një marrëveshjeje të re me klubin e Mançesterit.

Presidenti i Getafes, Angel Torres, është shprehur kështu për të ardhmen e Greenwood: “Ai dëshiron të qëndrojë me ne edhe një vit dhe ne jemi dakord. Ajo që mund të them është se 90% Greenwood qëndron me ne për sezonin 2024/25”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat