Spanja rikthehen tek trofeu pas gjashtë vitesh mungesë, i pesti për ta

Futboll

Spanja rikthehen tek trofeu pas gjashtë vitesh mungesë, i pesti për ta

Më: 19 maj 2024 Në ora: 00:39
Spanja

Spanja është kampione Europe për herë të pestë për vajza të moshës deri në 17 vjeç,  në Malmo të Suedisë, ka mundur Anglinë, thellësisht 4:0.

Spanjës i kanë mjaftuar pesë minutat e fundit për të vendosur dominimin ndaj britanikeve. Fillimisht ka shënuar Serrato në të 41’, e cila ka kthyer në gol aksionin e ndërtuar nga Gomez dhe Aguirrezabala.

Më pas në shtesë në një goditje këndi të Kubos, topin e dërguar në shtyllën e partë të portës angleze e ka çuar në rrjetë Maltbi. Në pjesë e dytë është radha e Segurës për të vendosur dygolëshin e saj.

Fillimisht në të 59’ dhe më pas në të 67’ dhe nuk ka më histori.

Në përfundim të ndeshjes është zhvilluar dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, atje ku fillimisht Serrato ka marrë Këpucën e Artë si shënuesja më e mirë e këtij Kampionati me shtatë gola në pesë ndeshje.

E më pas dhe trofeun e lojtares më të mirë të aktivitetit. Medalje për gjyqtarët dhe Anglinë si vendi i dytë i këtij Europiani, kurse në fund dhe kupa për kapitenen Amaja dhe tek Spanja shpërthen festa. Polonia në vendin e tretë të këtij Europiani, që tashmë do t’ia lërë radhën Botërorit të femrave për moshën deri në 17 vjeç në Republikën Domenikane në tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat