Premier Liga, sot vendoset kampioni

Futboll

Premier Liga, sot vendoset kampioni

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet java e fundit e Premier Ligës, ku edhe do të mësohet emri i kampionit.

Mbetet të shihet se kush do ta rrëmbejë titullin, Manchester City që kryeson aktualisht renditjen me 88 pikë apo Arsenal, që është në pozitën e dytë me dy pikë më pak?

City me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohet me West Hamin, kurse “Topçinjtë” në po të njëjten kohë do të ballafaqohen me Evertonin.

Skuadrës së Pep Guardiolës por edhe asaj të Mikel Artetas, i nevojitet vetëm fitorja.

Çdo rezultat tjetër do të shkonte në disfavor të tyre dhe do të nënkuptonte humbjen e titullit.

Po ashtu do të mësohet edhe renditja përfundimtare e ekipeve që do të luajnë në Champions League, Europa League e Conference League.

Derisa, Luton Town, Burnley dhe Sheffield United do të përshëndeten nga Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat