Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Futboll

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:14
Roberto De Zerbi

Roberto De Zerbi do të largohet nga Brightoni pas ndeshjes së sotme (e diel) ndaj Manchester United, ka njoftuar klubi.

E ardhmja e De Zerbit ka qenë subjekt spekulimesh për disa muaj dhe Brightoni tani ka njoftuar se trajneri i tyre do të largohet të dielën pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Unitedit.

44-vjeçari iu bashkua Brightonit në shtator të vitit 2022 dhe e drejtoi klubin drejt sezonit të tyre më të mirë në histori të klubit në Ligën Premier, si dhe avancuan në raundin e 1/16-tave në Ligën e Evropës.

“Roberto na ka dhuruar dy sezone të mrekullueshme në të cilat e çoi klubin në lartësi të reja, me sezonin tonë të parë në Evropë që do të jetojë gjatë në mendjen e tifozëve të Brighton”.

“Ne jemi pajtuar reciprokisht që t’i japim fund kontratës së Robertos në një kohë që i përshtatet të dy palëve, duke na lejuar neve të planifikojmë më herët për sezonin e ardhshëm, dhe duke i dhënë kohë Robertos që të konsiderojë lëvizjen e tij të ardhshme në karrierën e tij”, ka thënë shefi i Brightonit, Tony Bloom.

Pasi Brightoni njoftoi për largimin e teknikut italian, gazetari i mediumit gjerman BILD, Christian Falk, pretendoi se De Zerbi është bërë zgjedhja kryesore e Bayernit për stolin.

“Rruga për tek Bayerni është e lirë! Roberto De Zerbi është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv Max Eberl”, kishte thënë Falk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat