Zëvendësuesi i Giroud

Futboll

Zëvendësuesi i Giroud

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:32
Benjamin Sesko

Benjamin Sesko është një nga dëshirat e Milanit për përforcimin e sulmit, repart ku pëlqehet shumë edhe Joshua Zirkzee i Bolognës.

Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzigun, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat.

Shtypi sportiv gjerman raporton se çmimi i 20-vjeçarit shtatlartë është rreth 65 mln euro sipas klauzolës së përcaktuar me klubin.

Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjiganti” slloven pëlqehet shumë edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme. Sidomos nga Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat