Dueli me Laçin, mungesa të rëndësishme për Flamurtarin

Futboll

Dueli me Laçin, mungesa të rëndësishme për Flamurtarin

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:34
Flamurtari

Flamurtari është vetëm 90-të minuta larg rikthimit në Superiore.

Ditën e sotme do të sfidojnë Laçin në transfertë, me sfidën që starton në orën 16:00.

Ndeshje kjo e vlefshme për “Play-Off” e Superiores dhe që është shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë. Në këtë takim Eqerem Memushi do të ketë mungesa të rëndësishme.

Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Erlis Frashërit, i cili ndaj Aolonisë mori kartonin e dytë të verdhe, duke dalë kështu nga fusha e lojës me karton të kuq.  Lideri i mbrojtjes është i pezulluar dhe mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij ndaj kurbnasve.

Kujtojmë se Frashëri u transferua nga Skënderbeu te Flamurtari gjatë merkatos së janarit. Deri më tani me vlonjatët ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar edhe 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat