Sulmi seksual ndaj një të miture, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Sulmi seksual ndaj një të miture, policia jep detaje

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në lidhje me dyshimet për një sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, më 16 maj të këtij viti.

Pas një vendimi nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime më të mëtejshme.

“Vushtrri 16.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në raport, rasti është cilësuar si “sulm seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat