Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Në 24 orëshin e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Nga një rast është raportuar në Prishtinë dhe Gjakovë, derisa tre raste në Pejë.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë 18.05.2024 – 12:30. Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 18.05.2024 – 02:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka tentuar që të thyej derën e dhomës së gjumit të bashkëshortes së tij, e cila nuk i ka hap derën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 18.05.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 17.05.2024 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 17.05.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat