Letër për politikanët

Kultura

Letër për politikanët

Nga: Përparim Hysi Më: 4 mars 2024 Në ora: 15:39
Autori Përparim Hysi

Politikanë! "Qëroni qepën" siç e qëroi GUNTER GRASSI  *

Dhe tregoni të vërtetën,se më s'mban ujë pilafi.

Tak-fap u pasuruat,sa të hapësh e të mbyllësh sytë

Pa dyshim,na befasuat dhe shtërngoni fort "tapitë"?!!!

Veç shtëpisë dhe me vila (mandej ,toka mu buzëdetit)

SE ka rrjedhur xhevahira,veç karrikja e pushtetit

Para popullit si shenjtorë (po ku ka më të"ndershëm",vallë?!!!)

Zini e tundni"këmborë", kundërshtari është djall!

Vërtet kam ca shtëpi dhe buzëdetit unë kam vilë

Por  "jamshkrirë" për Shqipëri se qe mbushur me "xhahilë"

Siç e shihni:jam i hapur (për mua pyesni në gjykatë)

Kështu flet me dhëmbëtzbardhur, një që është safi "xhelat"!

Pa zënë luajnë kungulleshkash, zënë zhurmojnë në parlament

Jargaviten!Çfarë përversash:zë rreh gjoksin:-Unë jam shenjt!

AS nuk skuqen,as nuk zverdhen(të gjithë "derra të kënaqur")

Me urrejtje mbi ta derdhem,unë që jam"SOKRAT i vuajtur"

*GUNTER GRASS.nobelisti gjerman që rrëfeu të kaluarën si"nazist".

Tiranë, 4mars 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat