Në piedestal

Kultura

Në piedestal

Nga: Sabahate Byci Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:21
Autorja Sabahate Byci

Pritja e pjekjeve të vonuara,

Venitje e paparë Godoniane,

Kundërmim qelbësirash

I dëshirave që moti të kalbura!

Ejani ore, ejani të bëhemi bashkë,

Ejani të gjithë të pa mundurën

Të mundur ta bëjmë!

Ndarjes qafen t‘ia thyejmë!

Ejani udhëve të vuajtjeve

bashkë, t‘iu shkulim gjembat,

Të shpëtojmë nga grisja

Djersen tonë t ‘përzier me gjak

Dhe në majën e ajsbergut,

NË PIEDESTAL vetëdijes sonë

Ti dhuroji plot trëndafila

Dhe buqeta me zambak

Hap pas hapi, për FITORET

Drejtë udhës bukur times tëndes

Të tërëve TË POPULLIT TONË

QËNDRRESË NË SHEKUJ ME FANARË.

Sinqerisht ju përshëndes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat