Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse - policia jep detaje

Lajme

Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse - policia jep detaje

Më: 6 maj 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë.

Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.

“Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat