Humb jetën nga Covid-19 një 16-vjeçare

Maqedonia

Humb jetën nga Covid-19 një 16-vjeçare

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Siriçin e Tetovës, e cila është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ka humbur betejën me virusin.

Nga atje shkruajnë se vajza është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin informacione, nga atje thonë se më shumë informacion do të ketë nesër.

Më herët për rastin e vajzës 16-vjeçare ka njoftuar drejtoresha e Infektivës, Milena Stevanoviq, e cila njoftoi se pacientja është shtruar në spital me gjendje shumë të rëndë klinike dhe gjendja e saj është kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat