Danella Arsovska formon parti të re

Maqedonia

Danella Arsovska formon parti të re

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:35
Danella Arsovska

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, e cila deri në fund të tetorit do të bëjë dy vitet qeverisjes, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e partisë, njofton “Fokus”

Sipas dokumentit të anëtarësimit partia do të quhet “Drejtësia”,.

Selia e partisë do të jetë në rr. Gjorçe Petrov nr.49, adresë e cila, sipas të dhënave të rrjetit të biznesit, gjendet ku janë kompanitë e bashkëpunëtorit të saj më të afërt Dragan Mitkovski.

Arsovska më herët ka qenë edhe drejtoreshë e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat