Pendarovski: OBRM-PDUKM po performon me retorikë të fortë nacionaliste

Maqedonia

Pendarovski: OBRM-PDUKM po performon me retorikë të fortë nacionaliste

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:09
Kandidati për president Stevo Pendarovski

Kandidati për president Stevo Pendarovski thase nuk pret krizë ndëretnike në vend edhe përkundër retorikës së fortë nacionaliste për zgjedhjet e 8 majit.

“Nuk pres një krizë ndëretnike, pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtet, por është e pamohueshme që subjekti politik kryesor opozitar OBRM-PDUKM, që e mbështet zonjën, performon me retorikë të fortë nacionaliste, dhe është e vërtetë që në anën tjetër ka provokime nacionaliste që nuk do të donim t’i shihnim pas tridhjetë e vjetësh shtet të pavarur”, tha presidenti Stevo Pendarovski në debatin e tretë presidencial në emisionin “Samo Vistina” në televizionin “Kanal5″.

Sipas tij, është joparimore të veçohet një komunë në Shkup dhe të thuhet se aty ka njohuri të tilla, në një situatë kur OBRM-PDUKM është pjesë e qeverisë teknike dhe ka ministrin e Punëve të Brendshme.

“Sepse Toshkovski nuk arrestoi njerëzit dhe që të mos i shkoj mendja se do të keni mundësi të bëni një lloj problemi në procesin zgjedhor. Ministria e Punëve të Brendshme duhet të reagojë sa më shpejt dhe t’i ndëshkojë ata që bëjnë probleme apo kërcënojnë”, theksoi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat